Kush po i vret të rinjtë; luksi apo pakujdesia? Aksidentet përgjakin rrugët e Shqipërisë, 5 viktima në më pak se 24 orë

Aksidentet tragjike kanë ‘pushtuar’ rrugët e vendit tonë brenda 24 orësh duke lënë pas 5 viktima dhe 2 të plagosur rëndë.

Mos respektimi i rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesëve të automjeteve, mjeteve të tonazhit të rëndë apo kalimtarëve ka bërë që rrugët e Shqipërisë të përgjaken.

Mbrëmjen e djeshme humbën jetën tre të rinj në Tiranë, pasi makina tip ‘Audi A8’ ‘fluturoi’ nga shpejtësia tej normave të lejuara duke thyer barrierat mbrojtëse të rrethrrotullimit në Sauk dhe përfundoi sipër një automjeti tip ‘Honda’ në aksin Tiranë-Elbasan.

Në ‘Audin A8’ udhëtonin 20-vjeçari Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe dy vajza, Eriselda Abedini, 22-vjeçe dhe Sikela Përroi, 23-vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

Gjithashtu mbetën të plagosur 2 persona të tjerë të cilët ndodheshin në makinën tip ‘Honda’ e cila u godit nga mjeti tip ‘Audi A8’ që i ra përsipër.

Edhe dita e sotme ka nisur me dy aksidente të tjera të rënda, ku mesditën e sotme rreth orës 12:15 një mjet i tonazhit të rëndë tip (betoniere), ka përplasur për vdekje një burrë (ende të pa identifikuar) në Durrës i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Pa kaluar ende një orë e plotë, një tjetër aksident ndodh në Kavajë, ku një 33-vjeçare e identifikuar si Rovena Balliu (Cara), duke drejtuar automjetin tip Golf ra në një kanal me ujë dhe si pasojë humbi jetën.

Por çfarë masash duhet të marrë policia për të parandaluar të tilla aksidente?

Çfarë e bën vendin tone një ‘pellg’ aksidentesh?

Këto janë disa pyetje që ndonjëherë përgjigjen e kanë në brendësi dhe ‘halli’ qëndron te “Dukshmëria” në sytë e të tjerëve, apo të ‘luash’ me jetën dhe të shesësh mend!

Një pikë tjetër kyçe është edhe papërgjegjshmëria e prindërve të cilët i lënë fëmijët e tyre të ‘bredhin’ me makina luksoze me vlerë rreth 100 mijë euro pa punuar qoftë edhe një ditë të vetme.

Duke iu referuar aksidentit të mbrëmjes së djeshme, 20-vjeçari Klevis Ruçaj ishte shoferi i cili shkaktoi tragjedinë ku humbën jetën në vendngjarje dy vajzat e identifikuara si Eriselda Abedini, 22-vjeçe dhe Sikela Përroi, 23-vjeçe. I riu ka ndërruar jetë disa orë pas aksidentit pasi nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndonëse 20-vjeçari ishte gjobitur shumë herë brenda pak muajsh nga policia për shkelje të qarkullimit rrugor, duket se pasioni i tij për shpejtësinë i mori jetën.

Rastet e gjobitjes:

1.Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator

2.Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022

3.Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022

4.Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022

5.Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022

Por kaq shumë gjoba dhe asnjë “Kujdesje”?

20-vjeçari ishte i apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale.

Në një video të marrë në rrjetin e tij social, Tik-Tok shihet qartë që i riu e ngiste makinën me një shpejtësi skëterrë rreth 270 km/h, madje ‘reklamonte’ veten e tij dhe makinat luksoze me të cilat udhëtonte.

Në videon e mëposhtme duket 20 vjeçari teksa i jep makinës me një dorë, ku krahas saj shkruan: “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”.

@

♬ –


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *