“Kush je ti?!” Si nisi sherri me një të plagosur në Shijak

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosjen e Ardjan Çyrbjas, mbrëmjen e djeshme në lagjen “Popullore” në Shijak. Sherri banal mes Çyrbes dhe autorit të dyshuar Ervis Hodo ka nisur në pazarin e qytetit, aty ku dy personazhet kanë qenë nën shoqërinë edhe të personave të tjerë. Ka nisur një konflikt mes tyre i tipit: “kush je ti, kush jam unë” dhe më pas ka vijuar me ofendime të ndërsjella.

Pas sherrit dhe ofendimeve, autori i dyshuar ka shkuar ka marrë armën dhe i ka dalë në “pritë” afër banesës së Çyrbes. Gjatë kësaj kohe Çyrbja i është drejtuar me fjalë ofenduese ç’ka ka bërë që Hodo të nxjerrë pistoletën duke e qëlluar me tre plumba, dy në barkë dhe një afër zemrës.

Çyrbja rezulton person problematik në Shijak pasi disa vite më parë ka plagosur një person me thikë, por s’ka lidhje me ngjarjen e mbrëmshme. Ardjan Çyrbja ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit, ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojmë për kapjen dhe arrestimin e autorit./AbcNews

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *