Kush është Martin Bardhi, u ekzekutua me breshëri kallashi në mes të Rrëshenit

Paraditen e sotme u ekzekutua me breshëri armësh Martin Bardhi, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Marku.

Bardhi ndodhej në lokalin e tij në qendër të Rrëshenit, në prani edhe të disa miqve dhe të afërmve, kur dy persona të maskuar, kanë zbritur nga një automjet tip Jeep dhe janë afruar në drejtim të objektivit, ndaj të cilit kanë lëshuar breshëri të shtënash.

Plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme Bardhit, ndërsa 3 personat e tjerë mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore.

Atentati zgjati vetëm pak sekonda. Me të zbrazur breshëritë, autorët u larguan. Makina e përdorur prej tyre u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.

Mjeti i llojit “Jeep Cherokee” ngjyrë e zezë, për të cilin po kryen verifikime se kujt i përket dhe nëse është denoncuar e vjedhur, është djegur plotësisht.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *