Kush është arsyeja pse shqiptarët plaken para kohe?

Edhe pse plakja është krejtësisht një proces natyral, të gjithë ne jemi në luftë kundra saj. Mundohemi të bëjmë gjithçka për ta vonuar dhe ta bëjmë sa më pak të dukshme, por në jo pak raste gabojmë duke e përshpejtuar vetë atë.

Shumica e shqiptarëve vuajnë nga plakja e parakohshme, por kush janë në të vërtetë arsyet që e shkaktojnë atë?

Gjumi i pakët dhe i keq

Gjumi është një nga aktivitetet më të rëndësishëm të ditës. Përveçse ndihmon  në mirëfunksionimin e mendjes, ndihmon gjithashtu të dukemi më të rinj. Gjumi i mirë riparon dëmin që merr organizmi gjatë ditës.  Ditën tjetër lëkura është më e freskët dhe qelizat shumë më të shëndetshme. E mira është që të flini rreth 8 orë gjumë.

Mungesa e frutave dhe perimeve

Sipas Agroëeb, rreth 80% e shqiptarëve nuk hanë 2-3 racione 100 gramëshe me perime gjatë ditës. Kurse 72% e tyre  nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm. Janë pikërisht ato të cilat parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme.
Frutat, shërbejnë si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës suaj të shëndetshme.

Sheqeri dhe brumrat duhen eleminuar me çdo kusht!

Përtej faktit që ndikojnë negativisht në peshën tonë trupore, brumërat dhe sheqeri i tepërt mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve në fytyrë. Kjo sepse ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak. Diçka e tillë do të shkaktojë inflamacione dhe do të nxisë daljen e akneve në fytyrë.

Duhani!

Të gjithë pak a shumë e dini se duhani do t’ju bëjë të dukeni shumë herë më të vjetër nga ç’jeni. Rrudhat dhe rrathët poshtë syve janë gjithçka do të fitoni nga pirja e tij, përveç problemeve serioze që mund të keni me mushkëritë.

Alkooli

Përveç duhanit, alkooli është një tjetër element që ndikon në plakjen e parakohshme. Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurën tuaj. Përveç kësaj, alkooli dehidraton lëkurën duke e bërë më të thatë dhe shumë më të plakur nga ç’duhet ta kishit vërtetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *