Kurti për BBC: Bandat e dhunshme duhet të kthehen në Serbi!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për programin e mëngjesit në “BBC” lidhur me situatën në veri të vendit.

Lidhur me kërkesën për largimin e Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale, ka thënë kjo pikë mund të rishikohet, por fillimisht kërkoi që bandat e dhunshme të kthehen në Serbi ose të shkojnë në burg.

“Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet  të kthehen në Serbi ose në burg.

Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, duke qenë kryeministri i vendit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me policinë më profesionale e cila është e orientuar nga perëndimi” – tha ai.

I pyetur rreth mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, Kurti u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi të vendoset sundimi i ligjit në vend.

Lidhur me situatën në veri, dhe deklaratat e ashpra nga SHBA-të dhe BE-ja, Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë aleatë të pakontestueshëm të Kosovës: “Ne i konsiderojmë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, aleatë dhe miq të pakontestueshëm, dhe u jemi shumë mirënjohës për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për zhvillimin e demokracisë. Gjithsesi ne nuk mund t’ua dorëzojmë Republikën tonë, policisë fashiste e cila paguhet nga autokratët në Beograd, i cili dikur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviçit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *