Kurti në takim me Abazoviç/ Në fokus nënshkrimi i marrëveshjes për korridorin e qiellit të hapur

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, kryeministri malazez Dritan Abazoviq do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, i paraparë për në orën 09:00, Kurti dhe Abazoviq do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, kryeministrat Kurti dhe Abazoviq do të kenë deklarim për media.

Abazoviq ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *