Kurbin/ Makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë, i riu humbet jetën rrugës për në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë të Ura e Presës, pranë fshatit Adriatik, Kurbin, në një rrugë rurale.

Një automjet i paidentifikuar ka marrë përpara një biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drjetuesi i biçikletës është identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar, i cili është marrë nga ambulanca dhe është nisur për në spitalin e Lezhës, por për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës.

Policia e Kurbinit po punon për gjetjen e drejtuesit të automjetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *