Kurbin/ Kandidatja e PS, Majlinda Cara fiton me pak diferencë

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Kurbin, ku janë numëruar 74 kutitë e votave për këtë bashki.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidatja e PS, Majlinda Cara ka mbyllur garën me 11381 vota, ose 51.22 %.

Sakaq, kandidati i koalicionit BF, Behar Haxhiu ka marrë 10840 vota ose 48.78 %.

Kurbini shënon kështu një tjetër bashki të fituar nga kampi socialist, ku koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” nuk ka arritur të korrë fitore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *