Kundër masave kufizuese ndaj Covid-19, kroatët dhe austriakët nisin protestat

Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Vjenës, kundër vendimit të qeverisë për mbylljen dhe vaksinimin e detyrueshëm, si masa parandaluese kundër COVID-19.

Mediat e huaja shkruajnë se protesta u organizua nga partia e ekstremit të djathtë FPO. Qytetarët u mblodhën në  zemër të kryeqytetit të shoqëruar me parulla dhe brohoritje “kundër diktaturës së koronavirusit”, “Jo ndarjes së shoqërisë”, shkruhej në disa nga pankartat.

Një mësuese e cila i ishte bashkuar protestës deklaroi se nuk është e drejtë që qytetarëve t’i privohen të drejtat. Kujtojmë se ditën e djeshme kancelari Alexandër Salenberg njoftoi vendosjen e një bllokimi të ri deri më 13 dhjetor.

Por pas protestave në Austri, edhe në Kroaci qytetarët kanë dalë kundër masave shtrënguese.

Që prej orë 15:00 prostestuesit janë bërë bashkë në Zagreb, duke bërë thirrje kundër masave epidemiologjike. Protestuesit kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit kroat, ndërsa mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Unë nuk do të shkoj në kamp”, “Stop Covid-Fashizmit”.

Ucesnici Protesta

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *