Kultivoi kanabis në shtëpi, arrestohet 42-vjecari në Fier (Emri)

Një 42-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Mësohet se shtetasit Shpëtim Vizani i janë sekuestruar bimë narkotike në një parcelë afër banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Baltëz, Fier, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë afër banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Nga veprimet hetimore  dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi Sh. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *