Kujdes! Duhani vret nga një njeri çdo 4 sekonda

Duhani është vdekjeprurës në çfarë do forme dhe e rrezikon shëndetin e mushkërive të të gjithë personave të cilët janë të ekspozuar ndaj tij.

Sipas studimeve duhani vret nga një person në çdo 4 sekonda . Produktet më të reja të duhanit që po shfaqen në treg po ashtu janë të dëmshme për shëndetin. Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes janë një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën, ndërsa duhani faktor kryesor rreziku . Miliona raste të vdekjes si pasojë e sëmundjeve respiratore të shkaktuara nga duhani janë shqetësuese, por ajo që është më shqetësuese është vuajtja e madhe që e shkaktojnë këto sëmundje, ndërsa efektet e tyre ndikojnë në cilësinë e jetës të të gjithë të rriturve në të gjitha rajonet e botës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *