Kthesa e papritur e Greqisë…drejt njohjes së Kosovës shtet?!

Kur Edi Rama dhe dy liderët e tjerë të Ballkanit Vucic dhe Kovacevski firmosnin dhe bënin  deklaratë të forta në adresë të BE, Albin Kurti u pa shumë I afruar në marrëdhënie me Greqinë dhe duket se ia ka arritur qëlllimit. Greqia duket se është drejt njohjes së shtetit Kosovar dhe këtë e ka bërë të ditur shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Sipas ministers Greqia mund të jetë ndër të parat shtetet nga pesëshja e BE-së që do ta njohë Kosovën, derisa ka shtuar se nuk e përjashton edhe mundësinë që Greqia të mos e njohë e vetme Kosovën por që ta marrë vendimin për njohjen e Kosovës bashkë me një grup shtetesh të tjera.

Megjithatë Gërvalla s’ka dhënë ndonjë datë apo afat kohor se kur mund të ndodh një gjë e tillë.

“Unë mendoj që Greqia mund të jetë nga të parat në shtetet e BE-së që do të na njohë, por nuk e përjashtoj mundësinë që Greqia mos të na njohë e vetme, por që Greqia bashkë me disa shtete të tjera të na njohin përnjëherë. Por s’mund të nxjerr data. ”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për raportet ndërshtetërore me Greqinë dhe ka thënë se me Athinën zyrtare kanë raportet shumë të mira, madje më të mira se me disa shtete që e kanë njohur Kosovën por që  Prishtina zyrtare s’ka ndonjë raport.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *