Kryetari i Bashkisë Krujë, në SPAK

Telashe për një tjetër kryebashkiak të PS. Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është thirrur sot nga SPAK.

Bushi ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga SPAK.

Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.

Vetëm një ditë më parë u arrestua me urdhër të SPAK kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla si dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, përfshirë nënkryetaren për abuzim me tenderin e rrjetit të ujësjellësit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *