Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës sot takim me Lajçak

Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës do të jenë në Bruksel sot, më 23 nëntor, ku do të takohen me Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialog.

Petar Petkoviq nga Beogradi dhe Besnik Bislimi nga Prishtina kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me Lajçakun. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse do të takohen veçmas me Përfaqësuesin Special për Dialog apo do të ketë takim të përbashkët.

Negociatorët kryesorë mbërrijnë në kryeqytetin evropian vetëm dy ditë pas një raundi të dështuar të dialogut në nivelin më të lartë politik.

Për mos arritjen e një marrëveshje më 21 nëntor, Josep Borrell ia ka bartur përgjegjësinë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Autoritetet e Kosovës kishin paralajmëruar për 21 nëntor fillimin e gjobave për pronarët e automjeteve me regjistrime serbe. BE-ja dhe SHBA-ja kërkuan vazhdimisht nga Prishtina zyrtare shtyrjen e vendimit për dhjetë muaj, gjë që autoritetet e Kosovës e refuzuan.

Mirëpo, pas kthimit nga Brukseli, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se po e shtyn vendosjen e gjobave për 48 orë pasi një gjë të tillë i është kërkuar nga pala amerikane, e cila ashtu si BE-ja është shprehur e zhgënjyer. se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën një marrëveshje me përfaqësuesin e lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë.

Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit u ngritën pikërisht për shkak të targave, dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht ka vlerësuar se kjo është “kriza më e rëndë që nga viti 2013”.

Targat e lëshuara nga autoritetet serbe janë të paligjshme në Kosovë, por deri më tani ato janë toleruar në katër komuna me shumicë serbe në veri, përkatësisht në Severna Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *