Kryeministri Kurti: SHBA-të janë partner, mik dhe aleat kyç i Republikës së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me një delegacion të gjerë të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner, mik dhe aleat kyç i Republikës së Kosovës, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve shtrihen në sferën historike, ekonomike, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë është shoqatë e ambasadorëve amerikanë me gjithsej 200 anëtarë, të cilët së bashku kanë shërbyer për mbi gjashtë dekada dhe për njëmbëdhjetë presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët amerikanë për progresin ekonomik dhe demokratik të vendit si dhe për bashkëpunimin në rritje ndërmjet dy vendeve, duke veçuar këtu marrëveshjen prej 236.7 milionë dollarë me MCC-në të nënshkruar në vitin e kaluar, dhe strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.

Më tej, gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti po ashtu veçoi katër fushat të cilat janë trajtuar me prioritet në buxhetin e vitit 2023; mbrojta, edukimi, bujqësia dhe shëndetësia, teksa iu përgjigj interesimit të ambasadorëve për to, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Qeveria e Kosovës pas këtij takimi. Ambasadorët thuhet se e përgëzuan kryeministrin dhe Kosovën për arritjet

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *