Krujë/ Zbulohet sera me 520 rrënjë kanabis, autorët…

Një serë me 520 fidanë lëndë narkotike tip kanabis, gati për t’u mbjellë në tokë, janë zbuluar në fshatin Brret të Krujës. Fidanët e dyshuar narkotikë u asgjësuan me anë të djegies.

Policia njofton se sera u zbulua si rezultat i kontrolleve intensive, në të gjithë territorin e rrethit Krujë, në zbatim të planit operacional policor antikanabis, të koduar “Territor i pastër”, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *