Krujë/ Dy persona dhunohen me sende të forta për një gurore, njëri në gjendje kritike për jetën

Një konflikt verbal ka degraduar drejt dhunës ditën e sotme në fshatin Borizanë pranë Krujës.

Konflikti ka nisur për shkak të një guroreje, ndërsa nga dhuna me sende të forta kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Sakaq, mësohet se të plagosurit Jashar Maja dhe Bilbil Maja janë dërguar drejt spitalit, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë.

Dy anëtarët e fisit Maja raportohet se janë përplasur fizikisht me anëtarët e fisit Rraja, të cilët dyshohet se kanë dhunuar dy të plagosurit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *