Krujë/ Ashensori zuri poshtë dy punëtorët, arrestohet drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit

Drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit ku u plagosën dje dy punëtorët teksa po montonin një ashensor ne nje pallat ne ndertim është arrestuar nga policia e Krujës.

Dy punëtorët, ishin duke montuar një ashensor, ndërsa ky i fundit ka renë duke i zënë poshtë. Ndërkohë dy punonjësit e dëmtuar janë dërguar te Trauma për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. B., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, drejtues teknik i një firme ndërtimi. Ditën e djeshme, në lagjen “Zim Zenel”, Krujë, në një pallat që ndërtohet nga një firmë me drejtues teknik shtetasin M. B., gjatë procesit të punës për montimin e ashensorit, është shkëputur platforma e ashensorit dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z. S., 50 vjeç.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *