Kriza energjitike, Balluku: Kemi arritur në 6 kompani fituese, shuma totale e prodhimit do jetë 150 megavat për orë

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ka folur për ankandin e erës të hapur në korrik 2021 dhe që është mbyllur në qershor 2022.

Me anë të një prononcimi për mediat Balluku, tha se kemi arritur në një numër prej 6 kompanish që do të vlerësojmë kushtet financiare që do të bëhet live.

“Këto do jenë parqet e para në Shqipëri. Shuma totale e prodhimit do te jetë 150 megavat orë. Do të kërkojmë nga kompanitë që të përfundojnë sa më shpejt punën. Nuk e dinim që do të kishte një krizë energjie kur ne e kemi nisur punën për parqet.

Në fazën e parë, ku morën pjesë 17 kompani kryesisht ndërkombëtare, ne kemi arritur në një numër prej 6 kompanish që do të vlerësojmë kushtet financiare që do të bëhet live. Pra nga faza e parë për kushtet teknike janë fitues 6 kompani të huaja e një konsorcium shqiptar. Janë kompani Franceze, gjermane, turke, turke dhe shqiptare”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *