Krime lufte në Kosovë/ Arrestohet serbi, dyshohet se vrau 33 shqiptarë

Një gjykatë në Budapest të Hungarisë lëshoi ​​të hënën një urdhër ekstradimi të përkohshëm për një serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë. Ai akuzohet për vrasjen e 33 shqiptarëve të 23 vite më parë në lagjen “Kristal” në Pejë.

Prokuroria e Përgjithshme e Budapestit njofton se i akuzuari është arrestuar mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Mësohet se gjykata hungareze do të shqyrtojë procesin e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë hungareze të Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Në shkurt të 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës, Zoran Gjokiç. Ai u dënua me 12 vite burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *