Krim në familje/ Vjehrri vret të fejuarën e djalit me thikë në Fier, veten e var në pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Roskovec. Dyshohet Xhevair Hoxha ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merudhe Haziz.

Pas aktit, 61 vjeçari duke vrarë edhe veten e tij në një pemë pas banese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *