Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten, çfarë gjeti policia në shtëpinë e çiftit italian

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së hënë në Agropoli në zonën e Salernos në Itali. Mediat italiane raportojnë se 63-vjeçari Vincenzo Carnicelli ka vrarë gruan e tij Annalisa Rizzo dhe më pas veten.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, fillimisht në shtëpinë e çiftit janë dëgjuar debate me zë të lartë dhe më pas heshtje, ndërkohë që në banesë ndodhej edhe vajza e tyre 13-vjeçare e cila ka qëndruar në dhomën e saj. Ishin fillimisht fqinjët që raportuan në polici zënkën dhe më pas nëna e 43-vjeçares e cila njoftoi uniformat blu, pasi e bija nuk po i përgjigjej në telefon.

Kur forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit në rrugën “Gaetano Donizetti”, i kanë gjetur të pajetë burrë dhe grua.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *