Krifca nga Kuvendi: Na intereson shëndeti i kafshëve, po hapim regjistër ferme

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca nga Kuvendi tha se digjitalizimi ka hapur në ministrinë e bujqësisë, një kantier të rëndësishëm për përditësimin e informacionit.

Sakaq shtoi se qeveria është duke ndërtuar një regjistër për fermën i cili do ndihmojë një informacion më të plotë për prodhimin e tokës.

“Është pak e vështirë të flas për interpelancën në mes të një prezantimi të bërë nga deputeti të cilën nuk di nga ta kap. Biem dakord bashkërisht që menaxhimi i mirë i tokës së bujqësore mund të bëhet nëpërmjet digjitalizimit të të dhënave. Digjitalizimi ka hapur në ministrinë e bujqësisë, një kantier të rëndësishëm për përditësimin e informacionit. Ne po ndërtojmë për herë të parë regjistrin e fermës të plotë, një pasqyrë që na jep informacion të saktë jo vetëm për prodhimin e tokës.

Më tej po vijojmë me një sistem të ri digjital me informacione nga terreni sa i përket shëndetit të kafshëve. Gjithashtu me digjitalizimin për sistemin e institutit të sigurisë ushqimore të bujqësisë që shkurton ndjeshëm kohën për përgjigjet e analizave”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *