Kreu i KLSH takim me Altin Dumanin: Të luftojmë korrupsionin

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi këtë të mërkurë një takim në ambientet e SPAK me drejtuesin e këtij institucioni. Ai uroi Altin Dumanin për emërimin e ri në detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit shprehën vullnetin për pasur marrëdhënie të ndërsjellta institucionale me qëllim identifikimin dhe gjetjen e rasteve të korrupsionit, me qëllim parandalimin në kohë.

Shehu dhe Dumani diskutuan gjithashtu mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *