Kreu i KLP: Prokuroria të zbardhë sulmin ndaj “Top Channel”

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur në ambientet e televizionit “Top Channel”. Nga të shtënat me armë drejtuar godinës, mbeti i vrarë roja.

Në reagimin e tij, Alfred Balla u shpreh se kërkon nga prokuroria e kryeqytetit dhe nga ajo e posaçme ta zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Ai kërkon nga instancat të vendosë përpara ligjit autorët.

Postimi i plotë:

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, të sotëm ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh në emër të KLP-së ngushëllime familjes së z. Kola, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Z.Alfred Balla shpreh indinjatën ndaj këtij akti terrorist dhe kërkon nga prokuroria e kryeqytetit dhe nga ajo e posaçme ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale, e të dërgojnë përpara ligjit autorët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *