Kreu dhjetëra vjedhje, dënohet shqiptari në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali dhe është dënuar me 7 vjet e 7 muaj burg. Rainews shkruan se shqiptari ende i paidentifikuar është larguar nga Italia në prag të dënimit për vjedhje dhe shkelje të ligjit për armët.

Ai akuzohet se ka kryer 65 vjedhje banesash midis vitit 2018 dhe 2019 në provincat e Belluno, Treviso dhe Pordenone. Pas një periudhe të shkurtër paraburgimi, 30-vjeçari ishte në gjendje të lirë deri më 12 nëntor 2019. Pak para se të dilte në gjyq ai u arratis me avion drejt Shqipërisë. Tani që është arrestuar ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *