KQZ merr vendimin/ Garo do të garojë në zgjedhjet lokale për bashkinë Dropull

Kosta Garo do të garojë si kandidat për bashkinë Dropull nën siglën e Partisë ‘Nisma Thurje’. Ky është vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor që vendosi të pranojë ankimimin e Partisë ‘Nisma Thurje’.

Vendimi u mor pasi ‘Nisma Thurje’ ankimoi vendimin e KAS që vendosi të mos e regjistrojë Garon për të garuar në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Vendimi u mor një ditë më parë  nga trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

1.  Marsela Dervishi (Relatore);

2.  Esmeralda Xhili (Anëtare);

3.  Emona Muҫi (Anëtare);

4.  Blerona Hasa (Anëtare);

5.  Alma Kolgjoka (Anëtare).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *