Kovaçi: Në shkurt bojkotojmë provimet, nesër sërish protestë

Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve dhe grevën e urisë.

Në një deklaratë për mediat, Kovaçi tha se nëse kërkesa e pedagogëve nuk do të plotësohen deri në shkurt, atëherë do ketë bojkot të provimeve.

“Dua të denoncoj faktin që 3 universitete kanë premtuar që do financojnë 8%. Ne jemi për 30%. Në Shkodër është miratuar 2%. Kjo është skandal. Nuk ka asnjë shans që të parashikojë financimin e 8% shtesë. Ne jemi që ky 8% s’duhet të jepet nga universitetet. Nuk ka asnjë mundësi që të financohen pagat e pedagogëve. Shumë shpejt do të dëgjohemi se çfarë do të ndodhë me këtë 8%. Nëse deri në shkurt nuk finalizohen kërkesat tona, do ketë bojkot të provimeve. Erdhi situata e nevojës për të mos dëmtuar procesin arsimor, nuk kishte kuptim për bojkot më shumë se 3 javë. Zëvendësimi i 3 javëve nuk ka asnjë problem. Qëndrimi ndaj qeverisë nuk është zbutur. Do ketë bojkot më të plotë në rast se nuk reagon qeveria”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *