Kosovë/ Vrasja e trefishtë në Deçan, Prokuroria: Hetimet nuk janë të lehta, por kemi…    

Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan, por pranoi se hetimet “nuk janë të lehta”.

“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”,- tha prokurorja e rastit, Sahide Gashi, por pa dhënë detaje të tjera.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona, në mesin e tyre dy nxënës shkolle  mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit  rreth 100 kilometra larg Prishtinës. Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist. Në incident mbeti i plagosur edhe një person, por gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile.

“I është larguar plumbi, e ka kryer operacionin, kështu që tash, pas operimit, duhet pak kohë, por gjendja e tij është e mirë”,- tha drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Naim Sahiti.

Prokurorja Gashi tha se, njësitet elitare “janë duke punuar 24 orë” në kërkim të sulmuesit të dyshuar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë sa më parë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë. Të dielën, Kurti vizitoi stacionin e policisë në Deçan.

“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja”,- tha Kurti para mediave.

Derisa qëndroi për vizitë në fshatin Gllogjan, ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë me organet e rendit çdo informacion të mundshëm, që mund të çojë deri te zbardhja e rastit.

Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist. Policia ka ofruar si dëmshpërblim 20 mijë euro për këdo që ka informacion për autorin e ngjarjes, i cili ende nuk është kapur nga policia.

Tre janë viktimat që ndërruan jetë nga breshëria e kallashnikovit dy ditë më parë. Dy nxënës, Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj ndërruan jetë si pasojë e një sulmi me armë zjarri drejt një autobusi në Gjollan të të Deçanit.

Përveç viktimave, nga sulmi me armë zjarri në Deçan mbeti i plagosur edhe një nxënës i tretë, i cili iu nënshtrua një operacioni për të hequr plumbin nga trupi. Operacioni ka përfunduar me kujdes, e i mituri është jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes së rëndë ende nuk është lokalizuar nga policia.

/Burimi: REL/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *