Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri, arrestohen 4 të dyshuar

Mbrëmjen e sotme është raportuar se në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën Gazmend Zajmi.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës njoftoi se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa 4 të dyshuar janë shoqëruar në komisariat.

“Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve Veriu dhe Qendra kanë arritur që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina”, tha ajo.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Policia po heton për të zbardhur autorin/ët e përfshirë në sulmin me armë zjarri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *