Kosovë/ Osmani: Serbia kërkon Kosovën siç bëri Rusia më Krimenë

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Serbia po përdor teknikat e Rusisë për të frikësuar Kosovën.

Deklaratën, Osmani e dha gjatë një interviste, ku shtoi se në Ballkan po krijohet një situatë e rrezikshme dhe e krahasoi atë me aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Osmani u shpreh se nuk ka ndonjë rrezik për pushtim, por nënvizoi se taktikat që po përdor Serbia janë shqetësuese.

Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është “thellësisht i lidhur” me Putinin, duke shtuar se Serbia synon ta marrë territorin e Kosovës, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë.

Serbia ka rreth 48 baza ushtarake rreth kufirit të vendit të tij me Kosovën – ashtu si Rusia grumbulloi forcat e saj përpara se të futej në Krime në 2014 dhe përsëri në Ukrainë më gjerë në 2022.

“Unë besoj se Vuçiç po tregon qëllimin e tij,” tha ajo gjatë intervistës.

Osmani i kërkoi Perëndimit të vazhdojë t’i mbështesë ata, duke paralajmëruar se konflikti në Ballkan do të destabilizojë më tej një Evropë tashmë të brishtë.

“Ky nuk është një problem i largët. Paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë e lidhur me paqen në Londër, në Nju Jork, në Washington, në Paris, në Berlin, sepse historia tregon se mungesa e paqes dhe sigurisë në Evropë është mungesë e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Dhe kjo mungesë paqeje dhe sigurie në Ballkanin Perëndimor do të thotë se është një Evropë e destabilizuar”, ka shtuar ajo

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *