Kosovë/ Goditi me thikë të miturin, në pranga autori

Një person është arrestuar ditën e djeshme në Gjilan, pasi ka goditur për vdekje me thikë një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në kampusin e shkollave të mesme në këtë qytet.

“Rr. Zija Shemsiu –Kampusi i shkollave të mesme, Gjilan 03.05.2023-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK, në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *