Kosovë/ Escobar do të takohet me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po vazhdon ditën e dytë të vizitës në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e partive opozitare dhe liderët shtetërorë. Fillimisht ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Takimi me Osmanin pritet të nisë në orën 09:00 dhe dy zyrtarët më pas do të deklarohen për media. Më pas, në orën 10:20 ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në selinë e Qeverisë së Kosovës, për t’u takuar me Albin Kurtin, Escobar do të shkojë në orën 11.00.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen para ai qëndroi dy ditë në Beograd të Serbisë ku u takua me Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Escobar do të jetë i pranishëm në takimin e Kurtit dhe Vuçiç që pritet të mbahet ditën e nesërme në Ohër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *