Kosovë/ Anulohet aktiviteti “Defender Europe 2023”

Situata shumë e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë që të vendoset anulimi i aktivitetit të stërvitjes së madhe ushtarake “Defender Europe 2023”.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministria  e Mbrojtjes së Kosovës: “Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e sivjetme. Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *