Kosovë/Aksidentohet një nga makinat e eskortës së kryeministrit Kurti

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është aksidentuar rrugës për në Gjilan.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se kryeministri Kurti nuk ka qenë në veturën e aksidentuar dhe se askush nuk është lënduar në këtë aksident, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *