Kosova do të dërgojë mjekë për vaksinim në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka lajmëruar se do të dërgojë në Shqipëri rreth 60 mjekë për të marrë vaksinën kundër koronavirusit. Lista e mjekëve të Kosovës i është dërguar autoriteteve shqiptare, të cilat më herët kanë shprehur gatishmërinë që punonjësit shëndetësor nga Kosova, të vaksinohen në Kukës.

“Ministri (i Shëndetësisë së Kosovës, Armend) Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Shqipëria ka 100 doza të vaksinës kundër koronavirusit për mjekët e shtetit fqinj. Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ende ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit.

Kosova pret që të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX. Këto vaksina është paralajmëruar se do të arrijnë në muajin mars.

Zyrtarët qeveritarë po ashtu kishin deklaruar se kanë arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për sigurimin e 500.000 dozave të vaksinës, por nga kjo kompani, kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se ende janë në diskutim me Qeverinë e Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *