Koreja e Veriut/ Vendimi drastik: Nëse fëmijët shohin filma Hollivudi, prindërit…

Prindërit në Korenë e Veriut që lejojnë fëmijët e tyre të shikojnë filma të Hollivudit janë paralajmëruar se do të dërgohen në kampe pune. Sipas raportimeve të fundit nga vendi aziatik qëndrim gjithnjë e më i ashpër po mbahet ndaj përmbajtjeve perëndimore.

Në të kaluarën prindërit mund të “shpëtonin” me një paralajmërim serioz nëse fëmijët e tyre kapeshin duke konsumuar përmbajtje mediatike nga jashtë vendit. Por, Pheniani tani ka përshkallëzuar përpjekjet e tij për të larguar të gjitha përmbajtjet e huaja nga vendi i Azisë Lindore duke u thënë prindërve se do të përballen me ndëshkime të rënda nëse fëmijët e tyre shohin filmat e cilësuar si të paligjshëm.

Prindi i një fëmije të kapur duke parë filma të huaj ose programe televizive do të dërgohet në një kamp pune për gjashtë muaj, teksa fëmijët e tyre do të duhet të shërbejnë për pesë vite sipas mediave britanike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *