Korçë/ Në pranga punonjësi i policisë, ja detajet e para

Arrestohet një punonjës policie në Korçë.

Shefi i postës së policisë Pustec, nënkomisar Spartak Fejzaj është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe po ashtu është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus.

Mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen. Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *