Korçë/ Humb jetën një grua, ja çfarë dyshohet

Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Korçë.

Dyshohet se e moshuara ka humbur jetë si pasojë e shkaqeve natyrale.

Shtetases me iniciale Dh.L., nuk i janë gjetur shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 26.10.2022, rreth orës 09:10, në lagjen nr. 7, Korçë, në rrugë, është gjetur e pa jetë, shtetasja Dh. L., 85 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *