Korçë/ Drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi janë duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt janë përfshirë në një aksident.

Shtetasit me iniciale D. A., 29-vjeç dhe L. B., 40-vjeç akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. A., 29 vjeç, banues në Korçë dhe L. B., 40 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shtetasit e mësipërm, mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 15, Korçë, duke drejtuar respektivisht automjetet e tyre tip “Benz”, janë përfshirë në një aksident me dëme materiale. Gjithashtu shtetasi D. A. ka kanosur me fjalë dhe i ka dëmtuar mjetin shtetasit L. B.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se të dy drejtuesit drejtonin mjetet, në gjendje të dehur.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në fshatin Manastirec, Maliq, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në aksin rrugor Maliq-Pogradec, u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford”, pa leje drejtimi.

 

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *