Korçë/Arrestohet 48-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.S., banues në fshatin Gështenjas, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Gështenjas, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Volksëagen”, ka kryer manovra shpejtësie dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por ka braktisur mjetin dhe është larguar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Y., 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, një 39-vjeçar dhe ka dëmtuar me mjete të forta portën kryesore të rrethimit të hidrocentralit, në fshatin Shpellë, Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *