Korçë, 46-vjeçari qëllon me thikë bashkëshorten e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

46-vjeçari, Aleko Myrtollari ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Marjola Myrtollari, 38-vjeç, e cila ndodhet në spitalin e Korçës.

Policia njofton se autori pasi ka qëlluar bashkëshorten është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *