Konsumi i tepërt i ushqimeve dhe alkool-it gjatë festave/ Dietologia e njohur bën thirrjen: Paguani tek cilësia e ushqimit dhe jo në ilaçe

Nga: Klea Balliu

Gjatë festave, por sidomos natën e Vitit të Ri përgatisim sasi të mëdha ushqimesh të ndryshme, të cilat me shumë kënaqësi i ndajmë me familjen dhe miqtë. Tryeza jonë është e mbushur plot e përplot me shumëllojshmëri ushqimesh por ajo që harrojmë është kujdesi në atë çfarë zgjedhim të konsumojmë.

Mos e teproni me ushqimin që konsumoni pasi do të keni probleme me tretjen. Kjo vlen edhe për konsumimin e alkool-it dhe pijeve të gazuara. Edhe pse bëhet fjalë për festa, përsëri mund të siguroheni që të shijoni ushqim të shëndetshëm, duke shmangur konsumimin e sasive të tepërta.

Në një intervistë për Priza.al, dietologia e njohur Rolina Naço, na tregon gjithçka, nga problemet që shkaktojnë në organizëm kaloritë e njëpasnjëshme që marrim nga ushqimi deri te dietat e çekuilibruara për të detoksifikuar trupin dhe për t’u kthyer në normalitet.

E pyetur për pasojat që shkaktohen në organizëm ajo tregon se tek personat që vuajnë nga sëmundje kronike, abuzimi në ushqim dhe alkool shkakton një sërë problematikash serioze. Dietologia thotë se:

“Një dietë e ngarkuar me shumë yndyrë, sheqer dhe alkool shkakton probleme serioze tek personat që vuajnë nga sëmundje kronike si hipertensioni, diabeti, hiperlipidemi, obeziteti, probleme me traktin intestinale (ulçer, kolit apo problematika të tjera në tretje). Abuzimi në këto raste mund të shkaktojë çekulibrim të tensionit arterial, hiperglicemi, dispepsi, konstipacion dhe dhimbje abdominale por edhe problematika më serioze si ishemi cerebrale dhe atak të zemrës.

Këtu duhet të tregohemi më të kujdesshëm tek porcionet dhe kombinimet ushqimore duke përzgjedhur ato me pak yndyrë, jo të skuqura, pije pa sheqer dhe të integrohen tek vaktet edhe ushqime të lehta si sallatë dhe supa me perime”.

Por edhe për personat që nuk vuajnë nga probleme shëndetësore kronike, ka gjithashtu pasoja për shëndetin. Rolina Naço tregon se:

“Personat qe nuk vuajnë nga probleme shendetësore kronike, zakonisht nga një mbi ngrënie, hasen me problematikat që lidhen me aparatin tretës si: fryrje, konstipacion, dhimbje abdominale, dhimbje koke dhe rëndese”.

Por çfarë duhet të bëjmë sipas dietologes nëse kemi këto shqetësime? Ajo shprehet se:

“Një mënyrë e mirë për të zbutur këto simptoma është të konsumojmë shumë ujë, ecje në natyë, ditën e nesërme ujë me limon nëse kemi fryrje të stomakut dhe ushqime të lehta ditët në vijim”.

Pasi hamë shumë ushqim, ne kemi një ndjesi përgjumje dhe ndjenjë lodhjeje. Çfarë duhet të bëjmë për ta parandaluar këtë? Rolina thotë se:

“Për të mos na dhënë efektin e këputjes që vjen si pasojë e një vakti shumë të madh nga hiperglicemia, do të duhet të hamë patjetër një sallatë para vaktit dhe ëmbelsira të konsumohet më vonë, jo direkt pas vaktit”.

Dietologia vijon duke thënë se ushqimet më ‘negative’ për shëndetin tonë, mund të quajmë ato të përpunuara dhe jo të bëra në shtëpi si dhe pijet me gaz. Por që të mos harrojmë, sasia është ajo që bën dëmin dhe nëse janë kaq të dëshiruara, le t’i konsumojmë sa më rrallë.

Për shumë persona, është i pashmangshëm konsumimi i tepërt i ushqimeve, sidomos natën e Vitit të Ri. Por çfarë duhet të bëjmë për të balancuar dhe detoksifikuar trupin në ditët e para të vitit? Dietologia Rolina Naço thotë se:

“Pas festave, një ‘dhuratë’ për trupin do të ishte një dietë me bazë bimore, mjaft perime, fruta dhe bishtajore si: fasule, thjerza, qiqra, bizele. Konsumoni sa më shumë ujë dhe bëni ecje në natyrë dhe për 1-2 javë trupi rigjen balancën e vet”.

Gjatë periudhës së festave të fundvitit, njerëzit kanë tendencë të konsumojnë më shumë pije alkoolike pa menduar për efektet që mund të shkaktojnë në organizëm. Sipas dietologes së njohur sekreti qëndron tek uji. Ajo rrëfen se:

“Sekreti për të mos pirë shumë apo për të zbutur dëmin e alkool-it është uji. Ujë me limon dhe çajrat bimore si: tumerik, xhinxher, borzilok, mente, boronicë ndihmojnë në lehtësimin e trupit. Duhet të konsumoni rreth 1 litër ujë në ditë. Do të ndihmonin shumë për ‘hangover’-in e ditës së nesërme”.

Në mbyllje të intervistës diteologia Rolina Naço, ndan një këshillë për të gjithë shqiptarët dhe jep mesazhin për kujdesin që duhet të tregojmë në shëndetin tonë sepse vetëm kështu mund të parandalohen sëmundjet.

“Me rritjen e çmimeve në tregun tonë, qytetarët duhet të bëjnë blerje të zgjuara në lidhje me ushqimet. Kjo do të thotë më shumë ushqime stine, më mirë një bulmet cilësor, si nje gjizë e mirë dhe jo një djathë që kushton pak, më mirë sardele sesa peshk rezervati dhe më shumë bishtajore e më pak mish.

Kjo mund të duket utopike për një grup shoqërie por është më mirë të parandalosh sëmundje dhe të paguash tek cilësia e ushqimit dhe jo në ilaçe. Uroj që viti 2023 të jetë më i begatë për shoqërinë, shqiptarët të kenë më shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe shëndet mbi të gjitha”- përfundon dietologia.

Intervista e plotë:

Si ndikojnë në organizëm kaloritë e njëpasnjëshme dhe dieta e çekuilibruar gjatë festave të fundvititi?

Një dietë e ngarkuar me shumë yndyrë, sheqer dhe alkool shkakton probleme serioze tek personat që vuajnë nga sëmundje kronike si hipertensioni, diabeti, hiperlipidemi, obeziteti, probleme me traktin intestinale (ulçer, kolit apo problematika të tjera në tretje). Abuzimi në këto raste mund të shkaktojë çekulibrim të tensionit arterial, hiperglicemi, dispepsi, konstipacion dhe dhimbje abdominale por edhe problematika më serioze si ishemi cerebrale dhe atak të zemrës.

Këtu duhet të tregohemi më të kujdesshëm tek porcionet dhe kombinimet ushqimore duke përzgjedhur ato me pak yndyrë, jo të skuqura, pije pa sheqer dhe të integrohen tek vaktet edhe ushqime të lehta si sallatë dhe supa me perime.

Personat qe nuk vuajnë nga probleme shendetësore kronike, zakonisht nga një mbi ngrënie, hasen me problematikat që lidhen me aparatin tretës si: fryrje, konstipacion, dhimbje abdominale, dhimbje koke dhe rëndese.

Një mënyrë e mirë për të zbutur këto simptoma është të konsumojmë shumë ujë, ecje në natyë, ditën e nesërme ujë me limon nëse kemi fryrje të stomakut dhe ushqime të lehta ditët në vijim.

Si ndikon kjo furi kalorish në energjinë e konsumatorit? Duke qenë se ka disa ushqime që pasi i konsumon të japin përgjumje dhe ndjenjë lodhjeje

Ashtu si përmenda më lart, efektet anësore dhe simptomat që mund të ndjejë dikush në lidhje me peshën që reflekton në peshore jo e gjitha është shtim të masës dhjamore por është peshë e ndarë ujë, sasi ushqimi dhe masë dhjamore zakonisht pak më pak se gjysma është shtim masë dhjamore.

Për të mos na dhënë efektin e këputjes që vjen si pasojë e një vakti shumë të madh nga hiperglicemia, do të duhet të hamë patjetër një sallatë para vaktit dhe ëmbelsira të konsumohet më vonë, jo direkt pas vaktit.

Cili është produkti më ‘negativ’ në tryezë?

Ushqimet më ‘negative’ për shëndetin tonë mund të quajmë ato të përpunuara dhe jo të bëra në shtëpi si dhe pijet me gaz. Por që mos harrojmë, sasia është ajo që bën dëmin dhe nëse janë kaq të dëshiruara, le t’i kemi por të jenë më rrallë.

Çfarë rekomandoni si regjim për të balancuar dhe detoksifikuar trupin në ditët e para të vitit?

Pas festave, një dhuratë për trupin do të ishte një dietë me bazë bimore, mjaft perime, fruta dhe bishtajore si: fasule, thjerza, qiqra, bizele. Konsumoni shumë ujë dhe bëni ecje në natyre dhe për 1-2 javë trupi rigjen balancën e vet.

Po për personat që janë edhe pije dashës?

Sekreti për të mos pirë shumë apo për të zbutur dëmin e alkool-it është ujë. Ujë me limon, çajrat bimore si: tumerik, xhinxher, borzilok, mente, boronicë rreth 1 litër në ditë. Do të ndihmonin shumë për hangover-in e ditës së nesërme.

Në mbyllje, një këshillë për të gjithë shqiptarët për të pasur një jetë të shëndetshme

Me rritjen e çmimeve në tregun tonë, qytetarët duhet të bëjnë blerje të zgjuara në lidhje me ushqimet. Kjo do të thotë më shumë ushqime stine, më mirë një bulmet cilësor, si nje gjizë e mirë dhe jo një djathë që kushton pak, më mirë sardele sesa peshk rezervati dhe më shumë bishtajore e më pak mish.

Kjo mund të duket utopike për një grup shoqërie por është më mirë të parandalosh sëmundje dhe të paguash tek cilësia e ushqimit dhe jo në ilaçe.

Uroj që viti 2023 të jetë më i begatë për shoqërinë, shqiptarët të kenë më shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe shëndet mbi të gjitha./Priza.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *