Konflikt me armë zjarri tek rrotullimi i Saukut, 1 i plagosur

Mëngjesi i sotëm nis tronditshëm në vend. Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit shtetasi me iniciale Sh.M i është drejtuar spitalit për ndihmë mjekësore.

39 vjeçari ka plagosur këmbën, ku dyshohet me armë zjarri. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, bëhet me dije se policia deri më tani ka shoqëruar 12 persona, pasi 39 vjeçari është konfliktuar në një lokal në afërsi të rreth rrotullimit të Saukut.

Ndërkohë ende janë të paqarta rrethanat se si ka mbetur i plagosur shtetasi Sh.M.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *