Koncesioni i sterilizimit/ U firmos dy muaj më parë, pse u mbajt sekret vendimi i gjykatës për urdhër-arrestet

Tetër urdhër-arreste janë firmosur nga GJKKO për 8 persona të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.

Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj janë arrestuar dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është firmosur dy muaj më parë, por është mbajtur top sekret pasi Ilir Rrapaj jetonte në Itali dhe prisnin momentin që ai të kthehej në Shqipëri. Pak ditë më parë biznesmeni Rrapaj ka mbërritur në vendin tonë dhe u arrestua në Dhërmi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *