Komisioni i Venecias: Shtyrja e afatit të vetting-ut në përputhje me standardet

Komisioni Venecias i dërgoi Kuvendit të Shqipërisë opinionin paraprak pas dërgimit të disa pyetje që lidhen me ndryshimin kushtetues për zgjatjen e afatin të organeve të vettingut në drejtësi.

Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të KPK dhe KP është në përputhje me standardet.

Ky është thelbi i opinionit që përligj kërkesën e iniciuar nga grupi parlamentar socialist dy muaj më parë. Mësohet se Opinioni final për këtë çështje do të miratohet në seancën plenare të Komisionit të Venecias më 10 Dhjetor.

Ishte kryetarja e komisionit parlamentar të ligjeve Klotilda Bushka ajo e cila kërkoi një opinion nga Venecia ku u dërguan disa pyetje. Sakaq këshilli legjislacionit dhe komisioni ligjeve kanë përmbyllur dëgjesat me ekspertët konstitucionalit dhe ata të shoqërisë civile për këtë ndryshim kushtetues.

Për këtë ndryshim kushtetues duhen edhe votat e opozitës e cila nuk ka marrë pjesë në diskutimet e nisura.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *