Klos/ Makina del nga rruga dhe bie në greminë, plagosen dy turistët francezë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në afërsi të Klosit.

Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy turistë francezë, të cilat janë transportuar në spital. Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Kanë qenë banorët e fshatit ata që i kanë nxjerrë turistët nga makina dhe i kanë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Klos/informacion paraprak

Në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos, një automjet i garave “Rally”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U., dhe A.I., (shtetas francez), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *