KLGJ miraton listën e kandidatëve që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë po shkon drejt plotësimit nga vakancat e krijuara. Këshilli i Lartë Gjyqësor është mbledhur në fundjavë dhe ka miratuar listën e kandidatëve më të mirë të cilët konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë. Në një njoftim të bërë, KLGJ bënë me dije se Këshilli ka miratuar listën e kandidatëve ku mes emrave janë edhe Darjel Sina dhe Vojsava Kola Osmanaj.“Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon: Këshilli miratoi vlerësimin dhe pikëzimin paraprak të kandidatëve, si dhe listën e kandidatëve më të mirë që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të përbërë nga z. Darjel Sina. Pasi zhvilloi edhe intervistën me kandidatin për këtë pozicion të Gjykatës së Lartë, Këshilli vendosi miratimin e vlerësimit dhe pikëzimit përfundimtar. Në vijim, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, për shkak të dorëheqjes së saj”, thuhet në njoftim. Ndër të tjera, në njoftim thuhet, se gjatë mbledhjes u vendos edhe mbi verifikimin e plotësimit nga kandidatja Vojsava Kola Osmanaj të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për dy pozicione të lira në fushën e të drejtës civile.“Gjatë mbledhjes plenare u vendos mbi verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Vojsava Kola (Osmanaj) të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për dy pozicione të lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr.536 dhe nr.537, datë 17.11.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit për këto dy pozicione, dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative të shpallur me vendimin nr. 535, datë 17.11.2021 të Këshillit”, thuhet në njoftim.

Seanca dëgjimore me Darjel Sinën

Ndërkohë, kujtojmë se Gjykata e Lartë zhvillojë seancë dëgjimore me kandidatin Darjel Sina pak ditë më parë. Ky i fundit konkurron për në Gjykatën e Lartë nga radhët e jogjyqtarëve. Në një njoftim të Gjykatës Lartë, bëhet me dije, se u bë shqyrtimi i listës së kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur.“Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e vlerësimit dhe pikëzimit paraprak të kandidatëve, si dhe të listës së kandidatëve më të mirë që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionin e lirë, në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”; Për vlerësimin dhe pikëzimin paraprak të kandidatit z. Darjel Sina. Zhvillimi i seancës dëgjimore me kandidatin z. Darjel Sina, që konkurron për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimet nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *