Kjo është 3-vjeçarja Emmy, e vetmja e mbijetuar nga sulmi në Tajlandë

3-vjeçarja Emmy po dremiste pranë shoqes së saj më të mirë në një çerdhe në Tajlandën veriore kur sulmuesi hyri i armatosur me një armë dhe një thikë. Kur fëmijët ishin në orarin e gjumit, ish-oficeri i policisë Panya Kamrab hyri në ndërtesë, fillimisht qëlloi personelin, duke përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit.

Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t ndërsa flinin. Është e paqartë se si ajo mbijetoi. Ajo u gjet e zgjuar dhe e përkulur pranë trupave të shokëve të klasës.

“Ajo nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua. Mendonte se miqtë e saj ishin ende në gjumë. Një oficer policie ia pastroi fytyrën nga gjaku,”-më thotë gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithong nga shtëpia e familjes.

Ajo është fëmija i vetëm që ka përjetuar masakrën në Nong Bua Lamphu. Deri më tani ka dyshime se ajo ka shpëtuar pasi ishte mbuluar e gjitha me batanije dhe ishte në një krevat me shokun e saj. Ndaj mendohet se agresori nuk e ka pikasur, pasi nuk e ka pritur që dy fëmijë të ishin duke fjetur në të njëjtin shtrat. Por ky version vazhdon të jetë i paprovuar. Në total, 37 jetë u humbën – duke përfshirë gruan dhe njerkun e sulmuesit. Por më e rënda është se 24 të vdekurit janë fëmijë.

Nëna e Emmy-t, 35-vjeçari Panompai Srithong, punon në Bangkok gjatë javës. Asaj i kishin thënë se të gjithë fëmijët në qendër kishin vdekur por se dyshonin se vajza e saj ishte ende gjallë.

“Më në fund mora një telefonatë video me Emmy-n dhe u mbusha me lehtësim,”-tha ajo.

Ritet budiste funerale dhe lutjet për viktimat po zhvillohen në disa tempuj në qytet për të shënuar fillimin e tri ditëve të zisë. Ende nuk dihet motivi i sulmit, por policia tha se Kamrab u pushua nga puna në qershor për përdorim droge.

 

/BBC

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *