Kishin fshehur kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptar në Itali

Tre persona janë arrestuar në Toscana pasi në makinë iu është gjetur drogë me qëllim të tregtimit në Itali.

Sipas mediave italiane, gjatë identifikimit të tre, një maroken dhe dy shqiptarë, u shfaqën menjëherë mjaft të nervozuar dhe menjëherë mohuan të kenë bërë ndonjë gjë të ndaluar.

Ekzaktësisht u gjetën 17 gram kokainë të fshehura nën sediljen e pasagjerit, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Midis të arrestuarve, njëri ishte në kërkim pas një urdhër arresti për vepra penale në të shkuarën po në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. Tre të arrestuarit u dërguan në burg në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *